Kompanitë e Sigurimit

Kompanitë e sigurimit në Kosovë janë të organizuara në një shoqatë të bashkuar të quajtur Shoqata e Sigurimeve të Kosovës (SHSK). SHSK është themeluar në vitin 2002 pas marrëveshjes së përfaqësuesve të kompanive të licencuara të sigurimit në Kosovë. Synimi i shoqatës është të përmirësojë industrinë e sigurimeve në Kosovë, të ndihmojë në stabilizimin e tregut të sigurimeve dhe të ofrojë trajnime për personelin e kompanive anëtare. Më tepër informata mund të gjenden në uebsajtin e SHSK-së.

SIGURIA

Siguria është themeluar në qershor të vitit 2000.  SIGURIA ofron sigurimin e përgjegjësisë për palën e tretë, sigurimet Kasko, personale, të pronës, shtëpisë, dhe rrezikut të ndërtimit.

Informatat Kontaktuese

Luan Haradinaj A, Prishtinë 10000
+381 38 248849
info@ks-siguria.com; info@fincakosovo.org
http://www.ks-siguria.com

SIGKOS

Sigkos sh.a., është themeluar në vitin 2006 si një kompani private e sigurimeve nga dy biznesmen vendor. SIGKOS ofron sigurime për automjete, Kasko, personale, shëndetësore, të pronës, përgjegjësisë, të gjitha rreziqet kontraktuese, të gjitha rreziqet e ndërtimit, parave të gatshme në sef dhe parave të gatshme në transit.

 

Informatat Kontaktuese

Sylejman Vokshi Pallati i Kuq Rr. Prishtinë 10000

+381 38 240 022

info@sigkos.com; info@fincakosovo.org

www.sigkos.com

 

SIGMA VIENNA INSURANCE GROUP

 

Sigma Vienna Insurance Group sh.a është themeluar nga vendimi i Komisionit Mbikëqyrës të Sigurimeve në shkurt të vitit 1999 si kompania e parë e sigurimeve në Shqipëri. Sigma sh.a. është licencuar për të punuar në Kosovë në nëntor të vitit 2004. Në shtator të vitit 2007, Sigma u bë pjesë e Vienna Insurance Group.  Sigma ofron sigurim të pronës, automjeteve dhe shëndetësisë.

Informatat Kontaktuese

Qyteza Pejton, Str. Pashko Vasa, p.n. Prishtinë
+381 (0) 38 246 301
info@sigma-ks.net; info@fincakosovo.org
http://www.sigma-ks.net/

 

SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA KOSOVO

SIGAL-i vepron në Kosovë nga tetori i vitit 2003.  SIGAL ofron sigurime shëndetësore, të jetës, automjeteve, pronës, garancive, financiare, inxhinierie, përgjegjësisë, bujqësore, marinës, aviacionit dhe transportit të produkteve.

Informatat Kontaktuese

Rr. Vaso Pasha p.n., Prishtinë 10000
+381 38 240 241
info@sigal-ks.com; info@fincakosovo.org
www.sigal-ks.com

KOSOVA E RE

Kosova e Re është pasardhëse e kompanisë “Kosova”. E themeluar në vitin 1974, është kompania më e vjetër e sigurimeve në Kosovë. Në vitin 2002, Kosova e Re ka marr licencën permanente nga Banka Qendrore e Kosovës.  Kosova e Re ofron sigurime personale, garanci, sigurime për pronë dhe automjete.

 

Informatat Kontaktuese

Lagja Kalabria Blloku B1 Nr 5, Prishtinë 10000

+38138770777

info@fincakosovo.org

http://www.kosovaere.com

 

 

INSIG-KOSOVA

INSIG-u themeluar në vitin 1991 nga Qeveria e Shqipërisë. Në mars të vitit 2000 INSIG-KOSOVA është licencuar për të punuar në tregun e Kosovës si degë e INSIG-Albania.  INSIG ofron sigurime shëndetësore, të pronës dhe përgjegjësisë.


Informatat Kontaktuese

Q. Pejton, Rr. Pashko Vasa, Nr. 6 Prishtinë 10000
044 136 986
info@fincakosovo.org
http://www.insig-ks.com/

ILLYRIA

Illyria është licencuar dhe ka filluar punën në shkurt të vitit 2002. Kompania është pjesë e Sava Re Group.   ILLYRIA ofron sigurim shëndetësor, për automjete dhe të pasurisë.

 

Informatat Kontaktuese

Sheshi Nëna Terezë Nr. 33 Prishtinë 10000

+381 38 225-385

info@illyriainsurance.com; info@fincakosovo.org

www.illyriainsurance.com

 

GRAWE ELSIG

GRAWE ELSIG është pjesë e grupit financiar austriak GRAWE. Kompania është themeluar në vitin 2008.

GRAWE ELSIG ofron sigurim të automjeteve, nga aksidentet, të pasurisë, shëndetësor, garancione dhe sigurime ndaj detyrimeve.

Informatat Kontaktuese

15 Trepça Rr. Prishtinë 10000
+381 38 221 112
office@kselsig.com; nfo@fincakosovo.org
http://www.kselsig.com

DARDANIA

Dardania ka hyrë në industrinë e sigurimeve në vitin 2002 përmes një licence të përkohshme të lëshuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).  Më vonë gjatë vitit 2002, Dardania ka marrë një licencë të përhershme nga Banka Qendrore e Kosovës.

Dardania ofron sigurime për aksidente, shëndetësore, të shtëpisë, automjete dhe të pasurisë.

 

Informatat Kontaktuese

Rr. Sylejman Vokshi Nr. 4, 10000 Prishtinë

+381 (38) 244 080

Prishtinainfo@dardaniainsurance.com; info@fincakosovo.org

http://www.dardaniainsurance.com/

 

CROATIA Sigurimi

 

Croatia Sigurimi sh.a, është degë e Croatia Osiguranje me seli në Kroaci. Croatia Sigurimi është themeluar në vitin 2005.  CROATIA Sigurimi ofron sigurime Casco, të transportit të produkteve, shëndetësore dhe për automjete.

 

Informatat Kontaktuese

5A Luan Haradinaj Rr. Prishtinë 10000
+381 38 246 956
info@fincakosovo.org
http://www.crosig.hr/croatia-sigurimi