Fjalor i Terminologjisë Tregtare dhe Doganore

Flajori tregtar përmban terminologjinë që zakonisht përdoret në tregtinë ndërkombëtare, duke siguruar parashikueshmeri në përdorim, dhe krijimin e qartësisë shtesë për ata që angazhohen në transakcionet tregtare."

AD - VALOREM TATIMET DHE DETYRIMET

Detyrimet dhe tatimet që llogariten në bazë të përqindjes së vlerës së mallit.

AEROPORT NDËRKOMBËTAR

Aeroport i përcaktuar si port i hyrjes ose i daljes për aeroplanët civil dhe mallit që bartet me të. Përfshirja e termit ’’ndërkombëtar’’ në emrin e aeroportit nuk do të thotë domosdoshmërisht që aeroporti është aeroport ndërkombëtar i përcaktuar për qëllime të Doganave.

AGJENT DOGANOR

(nga Konventa e Kiotos –terminologji për agjent doganor) ose “Agjent  Doganor” në Kosovë. Person i tretë reprezentatues që aranzhon zhdoganimin e mallërave dhe mirret direkt me Doganat për dhe në interes të një personi tjetër.

AGJENTI DOGANOR

Nënkupton çdo person i cili merret drejtpërdrejt me Doganën, për dhe në emër të një personi tjetër, në lidhje me importinm, eksportin, lëvizjen ose magazinimin e mallrave.

AKREDITIMI

Akreditimi është procedura e pranuar ndërkombëtarisht që njeh kompetencën e laboratorëve testues dhe kalibrues, organeve çertifikuese të produktit, organeve  të certifikimit të sistemeve të cilësisë dhe organeve të inspektimit.  Akreditimet minimizojnë duplikimin e ritestimeve dhe ricertifikimeve, eliminojnë barrierat jotarifore për tregti dhe zvogelojnë  koston dhe vonesat e çasjes në treg.

ANKESA

Akti me të cilin një person (fizik  ose juridik) që është drejtpërdrejt i ndikuar nga ndonjë vendim apo gabim i autoriteteve qeveritare dhe i cili gjykon se është dëmtuar dhe për këtë kërkon kompensim para autoriteteve kompetente.

ARRESTIMI

Kapja apo mbajtja e personit nga zyrtari zbatues i ligjit që shkon përtej marrjes së shkurtër në pyetje. Zakonisht përfshin ngritjen formale të padisë kundër personit të kapur.

ARTIKUJT POSTAR

Posta është metodë e popullarizuar për  dërgimn e shkresave me pliko dhe të sasive të vogla të mallrave në pako ndërkombëtarisht. Këto njihen si artikuj postar.

ASISTENCA E NDËRSJELLË ADMINISTRATIVE

Masat e ndërmarra nga Administrata Doganore në emër të apo për bashkëpunim me një administratë tjetër Doganore, me qëllim të zbatimit të mirëfilltë të ligjit doganor dhe për parandalimin, hetimin dhe ndëshkimin e kundërvajtjeve doganore.

ASOCIACIONI EMETUES

Një asociacion që është i aprovuar nga Autoritetet Doganore për lëshimin e karneteve ATA, CPD dhe TIR dhe i cili është i lidhur direkt apo indirekt me zinxhirin garantues.