Hyrje
Ky udhëzues ka për qëllim të ndihmojë eksportuesit dhe importuesit e mallrave dhe shërbimeve në Kosovë për të kryer transaksione ndërkombëtare të tregtisë. Është i menduar edhe si një udhëzues për tregtarët dhe investitorët e huaj që konsiderojnë tregtinë me Kosovën ose të bërit biznes në Kosovë. Lexuesit e interesuar kryesisht për të investuar në Kosovë duhet ta konsultojnë "Investing in Kosovo", publikuar nga Agjencia për Promovimin e Investimeve të Kosovës.
Ky udhëzues është një mjet interaktiv i bazuar në internet, i projektuar për t'u mundësuar përdoruesve për të marrë një pasqyrë të procedurave të përfshira me transaksionet tregtare si dhe për të kuptuar në thellësi procedurat ose proceset e veçanta. Udhëzuesi ofron një pasqyrë të përgjithshme të procedurave të veçanta ose proceseve. Vegzat janë dhënë për të referuar lexuesin e interesuar te shpjegimet më të hollësishme. Së fundi, degëzat e internetit janë dhënë për të referuar lexuesin në faqet e internetit të autoriteteve administrative përgjegjëse për procedurën e caktuar apo funksionin.
Ky udhëzues është shkruar nga stafi i Projektit të USAID-it për Përmirësimin e Mjedisit Afarist (PPMA), duke punuar ngushtë me palët e interesuara në Kosovë. Janë bërë të gjitha përpjekjet për të siguruar saktësinë e informacionit në Udhëzues dhe për përditësimin e informacionit sipas rastit. Megjithatë, Oda Ekonomike e Kosovës dhe përgatitësit e Udhëzuesit nuk marrin asnjë përgjegjësi ligjore për informacionin e dhënë. Lexuesit janë të këshilluar që të konsultohen me këshilltarët e tyre ligjorë dhe specialistë të tjerë të tregtisë para se të hyjnë në transaksione tregtare specifike.